Zidane dëshiron rinovim sa më të shpejt kontratash për Modric dhe Sergio Ramos

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 20:42
Zidane dëshiron rinovim sa më të shpejt kontratash për Modric dhe Sergio Ramos

Zidane ka folur edhe për David Alaban që ka pasur paraqitje të mira këto 18 muaj dhe është thënë që Real Madrid është i interesuar, por ai ka mohuar të flet për këto spekulime

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron që të zgjidhet sa më shpejt problemi me kontrata i Luka Modric, Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez, të cilat gjëra për të janë prioritet më i madhe se transferimi i David Alabas.

Derisa Zidane është duke mbajtur fokusin në La Liga, ku Madridi është në ndjekje të Atletico Madrid me vetëm dy pikë më pak, atyre ju duhet një lojtar i kalibrit si Alaba do të jetë urgjente nëse kontrata e tij e re për Ramosit nuk nënshkruhet.

Kapiteni është lidhur me një kalim në PSG, Luka Modric dhe Lucas Vazquezit i skadon kontrata, ashtu sikurse Alabas në qershor të vitit 2021.

“Po, ne të gjithë dëshirojmë që këto kontrata të rinovohen”, tha Zidane. “Ne dëshirojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur. Është në interesin e të gjithëve, dso të ishte mirë për të gjithë, kështu që shpresoj që këto të rregullohen sa më shpejt”.

Megjithatë, Zidane-it nuk i pëlqejnë spekulimet për transferin e Alabas në Real Madrid.

“Ne i kemi të gjithë lojtarët këtu. Po mendoj vetëm për ndeshjen e së nesërmes me lojtarët që i kam me vete. Pastaj ndoshta do të me pyesni për lojtarë që luajnë më shumë apo nuk luajnë shumë. Ne kemi 22 lojtarë, 25 me portierët, një skuadër të madhe”, ka thënë Zidane derisa nesër do të ndeshën me Celta Vigon.

“Ne duhet të mendojmë më shumë për ndeshjen dhe jo të mendojmë për lojtarët që nuk janë lojtarë të skuadrës sonë. Ju lutem, po mendojmë për ndeshjen e së nesërmes”.

(Kosova Sot Online)