Mbappe është një vit larg për të nënshkruar si lojtar i lirë me Real Madridin

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 21:52
Mbappe është një vit larg për të nënshkruar si lojtar i lirë me Real Madridin

Koha po ecën dhe Kylian Mbappe tani është vetëm edhe një vit larg për të nënshkruar si lojtar i lirë, me cilindo klub që ai dëshiron

Kontrata e tij me Paris Saint-Germain zgjat deri në qershor të vitit 2022, që do të thotë se ai është i lirë të flet me klubet e tjera prej 1 janarit të vitit 2022, nëse nuk e rinovon kontratën.

Real Madridi ka kohë që është lidhur me transferimin e sulmuesit madje ai kishte edhe një ofertë nga Los Blancos kur u largua nga Monaco. Megjithatë, ai shkoi në PSG kurse Mbappe mund të nisë negociatat për transferim në Real Madrid pas 365 dite.

Nëse kthemi në vitin 2017, ai nuk dëshironte të largohej nga Monaco për të qenë lojtar bankine në Real Madrid. Tani, megjithatë ai dëshiron të transferohet në Santiago Bernabeu si njëri nga yjet e mëdhenj.

Megjithatë, Leonardo është optimist që Mbappe do të mbetet në kryeqytetin francez, por ende nuk është e qartë se cilat janë planet e tij. Nëse ai dëshiron me të vërtetë të qëndrojë, pse nuk ka rinovuar deri me tani.

Muajt në vazhdim do ta tregojnë këtë. PSG e dinë se do të mund të detyrohen ta shesin Mbappen në verë nëse ai vendos që mos të rinovojë dhe nëse ata dëshirojnë të sjellin fytyra të reja në skuadër me ato para, para se ta humbasin atë pa asgjë më 2022.

Me vetëm 22 vjet, Mbappe është në sezonin e katërt me PSG. Ai ka fituar Ligue 1 për këto katër sezone, por fitorja e Ligës së Kampionëve është qëllimi i tij që ai nuk e ka arritur, edhe pse ata arritën në finale sezonin e kaluar.

Nëse ai nënshkruan marrëveshje të re, Real Madridi duhet ta harrojë nënshkrimin me të për së paku 3 apo katër vitet e ardhshme.

Është një vendim i madh, një i atillë që do të flitet gjatë tërë vitit 2021. 

(Kosova Sot Online)