Më në fund erdhi dita e Pochettinos

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 10:22
Më në fund erdhi dita e Pochettinos

Mauricio Pochettino edhe zyrtarisht do të emërohet këtë të shtune trajner i PSG-së.

Kështu raporton L’Equipe, sipas të cilës Pochettino do të marrë drejtimin e skuadrës nga ky vikend.

Ai ka arritur në Paris pasi festoi Vitin e Ri në Londër dhe do të stërvisë për herë të parë ekipin të dielën.

Ka disa ditë që raportohet për afrimin e ish trajnerit të Tottenham, pas shkarkimit të Thomas Tuchel, por deri më sot nuk është bërë asgjë zyrtare. 

(Kosova Sot Online)