E bleu për 8.2 milionë dollarë, pamje brenda apartamentit luksoz të Messit

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 11:54
 E bleu për 8.2 milionë dollarë, pamje brenda apartamentit luksoz të Messit

Kriza financiare që ka kapluar gjithë botën shkaku i pandemisë COVID-19, nuk i ka lënë asnjë shenjë Lionel Messit.

Së fundmi, futbollisti i Barcelonës ka bërë një investim të madh në Miami të ShBA-ve.

Messi ka vendosur ta blejë një apartament luksoz në Miami, i cili kap vlerën e 8.2 milionë dollarëve.

Ky apartament ndodhet në “Porsche Tower”, dhe posedon pesë dhoma gjumi, ashensor, pamje nga deti dhe një vendparkim të katin më të lartë të objektit.

Me këtë investim në Miami, mediat kanë raportuar se Messi mund të transferohet në futbollin elitar amerikan MLS.

(Kosova Sot Online)