Nuk po kryen punë as VAR-i, polemika të shumta me penalltinë e Man United

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 13:58
Nuk po kryen punë as VAR-i, polemika të shumta me penalltinë e Man United

Skuadra e Manchester United e ka nisur mbarë vitin 2021.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar ndaj Aston Villas në ndeshjen e xhiros së 17’të të Premierligës me rezultatin 2:1.

Unitedi mori tri pikë me golin e Bruno Fernandes nga pika e bardhë, penallti e fituar që ka ngjallur shumë polemika.

Për këtë ka reaguar edhe trajneri i Aston Villës, Dean Smith.
Ai insiston se penalltia u akordua në mënyrë të gabuar dhe se sot, s’po kryen punë as VAR-i.

“Mendova se ishte një penallti në atë kohë, por e pashë pas ndeshjes dhe pashë që ai shkelte vetën e tij. Kjo është ajo për të cilën VAR nuk duhet të jetë? Penallti e gabuar”, deklaroi Smith pas ndeshjes.

 

(Kosova Sot Online)