“Hazard po punon për t’i treguar të gjithëve çfarë lojtari është”

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 14:00
“Hazard po punon për t’i treguar të gjithëve çfarë lojtari është”

Zinedine Zidane beson se shumë shpejt, Eden Hazard do t’i tregojë vlerat e tij.

Eden ka qenë shumë larg formës të Chelseat që kur është trasnferuar në Real Madrid në vitin 2019.

Atë e kanë ndjekur dëmtimet që nga dita e parë në Madrid, por ka disa javë që është shëruar dhe Zizu thotë se ai po punon shumë dhe është i etur për të treguar se kush është.

“Ai ka ardhur këtu për të treguar se sa i mirë është. Ai po stërvitet për atë dhe ne kemi shumë besim te ai. Ka pasur kohë të vështira, por kemi nisur ta shohim Edenin te gatshëm për ekipin”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)