Ironizon Mourinho: “Në kampionatin më të mirë në botë, shtyhet ndeshja 4 orë para startit”

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 14:02
Ironizon Mourinho: “Në kampionatin më të mirë në botë, shtyhet ndeshja 4 orë para startit”

E planifikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit të kaluar, sfida mes Tottenhamit dhe Fulhamit u shty vetëm 4 orë para startit, për shkak të disa rasteve me koronavirus te futbollistët dhe stafi i “The Cottagers”.

Kjo ka sjellë një reagim të ashpër edhe nga trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, i cili bën lajm gjithmonë me deklaratat e tij dhe këtë herë nuk u kursye ndan ligës, duke e quajtur mungesë profesionaliteti anulimin e ndeshjes vetëm 4 orë para se të niste.

“Ndodh në kampionatin më të mirë në botë, anulohet ndeshja 4 orë para startit. Nuk dua të flas shumë, por ishte një sjellje aspak profesionale, kjo që sapo ndodhi. Më vjen keq pasi ishim përgatitur të luanim. Na çuan dëm një javë përgatitje për këtë ndeshje”, tha portugezi.

Derbi i Londrës mes Tottenhamit e Fulhamit ishte ndeshja e dytë që shtyhej në kampionatin anglez, pasi më 28 dhjetor u shty edhe përballja Everton-Manchester City për shkak të infektimit me koronavirus të disa futbollistëve të skuadrës së Pep Guardiolës.

(Kosova Sot Online)