Kane dhe Son e barazojnë rekordin historik në Premierligë

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 15:41
Kane dhe Son e barazojnë rekordin historik në Premierligë

Kane dhe Son Heung-min kanë shënuar sërish për Tottenhamin.
Ata kanë realizuar ngfa një gol në ndeshjen kundër Leeds United.

Son e shënoi golin e dytë pas një asisti nga Kane.

Kështu, ata u bën vetëm dyshja e dytë në histori që kapin shifrën e 13 golave në një sezon me asiste për njëri tjetrin.

Ata barazuan rekordin 25 vjecar të Alan Shearer dhe Chris Sutton që kishin realizuar ngjashëm gjatë sezonit 1994-95.

Eshtë vetëm gjysmë e sezonit dhe ata tashmë e arritën këtë rekord, synimi është ta thellojnë atë. 

(Kosova Sot Online)