Pochettino flet për herë të parë si trajner i PSG-së

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 08:50
Pochettino flet për herë të parë si trajner i PSG-së

Mauricio Pochettino i ka shprehur mirënjohje Paris Saint-Germainit, pasi u prezantua zyrtarisht si trajner i ri tij të shtunën, duke thënë se ndihet i lumtur dhe i nderuar.

Pochettino nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me PSG-në të shtunën.

Ai e zëvendëson Thomas Tuchel, trajnerin gjerman i cili u shkarkua në ditën e Krishtlindjes, pas fitores 4:0 kundër Strasbourg në Ligue 1.

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që jam bërë trajneri i Paris Saint-Germain”, tha Pochettino për uebsajtin e klubit parisien.

“I falënderoj zyrtarët e klubit për besimin. Siç mund ta dini, ky klub e ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme, veçanërisht atmosferën e veçantë të Parc des Princes”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)