Nuk kemi përse të bëhemi nervoz për Messin, thotë Koeman

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 08:58
Nuk kemi përse të bëhemi nervoz për Messin, thotë Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, këmbëngul se klubi nuk është i brengosur apo në ankth për shkak se Lionel Messi nuk po vendos tani për të ardhmen e tij.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Huescas të dielën, trajneri holandez u shpreh i kënaqur me gjendjen fizike dhe morale të kapitenit Messi,

Ai thotë se nuk e shqetëson aspak fakti se Messi nuk po vendos për të ardhmen.

“Ai po bën mirë. Ai stërviti më 30 dhe 31 dhjetor, në kohën kur të tjerët e kishin ditë pushimi”, tha Koeman.

“Messi nuk ka asnjë shqetësim. Ai është i gatshëm, i lumtur dhe i motivuar. Ai është i rëndësishëm për ne”.

Në lidhje me të ardhmen e argjentinasit, Koeman shtoi: “Ai ka treguar që ia do vetëm të mirën këtij ekipi. Nuk është aspak problem nëse ai nuk vendos për të ardhmen tani. Ne nuk duhet të jemi nervoz apo të brengosur”.

(Kosova Sot Online)