Koeman thotë se Barcelona s’i ka humbur shpresat për titull në La Liga

  • S.A /
  • 04 January 2021 - 09:21
Koeman thotë se Barcelona s’i ka humbur shpresat për titull në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, mban shpresa se skuadra e tij do të jetë në gjendje të luftojë për titull në La Liga këtë sezon me ndihmën e fatit.

Barça e mundi 1:0 Huescan të dielën në udhëtim, falë një goli nga Frenkie de Jong, i cili u asistua nga Lionel Messi.

Por prapëseprapë, katalonasit ngelin 10 pikë prapa liderit Atletico Madrid në renditjen e La Ligës.

Koeman, megjithatë, beson se Barça e tij mund të luftojë për titull nëse bën mirë në ndeshjet e këtij muaji.

“Ky muaj është shumë i rëndësishëm për aspiratat tona, sepse ne kemi shumë ndeshje jashtë fushës sonë dhe, nëse i fitojmë ato, atëherë mund të luftojmë”, tha Koeman në lidhje me shanset e Barçës për titull.

“E kemi parë këtë fundjavë se nuk është e lehtë të fitosh jashtë fushës tënde. Nëse një ekip mbi ne humb, atëherë mund t’i afrohemi kreut, por varet edhe nga ne”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )