Lojtarët e Bayern Munich e dominojnë ekipin e vitit nga L’Equipe, s’ka vend për Messin

  • S.A /
  • 04 January 2021 - 16:17
Lojtarët e Bayern Munich e dominojnë ekipin e vitit nga L’Equipe, s’ka vend për Messin

Lojtarët e Bayern Munich e kanë dominuar ekipin e vitit të zgjedhur nga gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe, ndërkohë për Lionel Messin nuk ka pasur vend në të.

Bayern Munich e dominoi Evropën dhe Gjermaninë sezonin e kaluar, duke e fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

Si rrjedhojë, e përditshmja franceze i ka zgjedhur yjet e saj si Robert Lewandowski, Thiago Alcantara (tani në Liverpool), Alphonso Davies, Joshua Kimmich dhe Manuel Neuer në ekipin e vitit.

Cristiano Ronaldo dhe Neymar i bashkohet sulmuesit polak në vijën e sulmit, ku nuk pati vend për Lionel Messin e Barcelonës.

Nga Premierliga, Kevin de Bruyne i Manchester City dhe dyshja e Liverpoolit Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold po ashtu zënë vend në këtë formacion.

(Kosova Sot Online )