Legjenda e Man United-it e zbulon skandalin:: Luajta i dehur në një ndeshje kundër Arsenalit

  • S.A /
  • 05 January 2021 - 10:44
Legjenda e Man United-it  e zbulon  skandalin:: Luajta i dehur në një ndeshje kundër Arsenalit

Rio Ferdinand ka zbuluar se kishte luajtur në gjendje të dehur për West Hamin në një ndeshje të Premierligës kundër Arsenalit, kur ishte adoleshent.

Ish-përfaqësuesi i Anglisë tregoi se kishte udhëtuar me West Hamin për një ndeshje në Highbury në fillim të sezonit 1996-97, edhe pse fillimisht nuk kishte qenë pjesë e ekipit për atë takim.

Duke qenë se nuk ishte në skuadër dhe vetëm 17-vjeçar në atë kohë, Ferdinand tha se kishte shkuar në një bar në katin e sipërm dhe kishte filluar të pinte. Por pak më vonë, ishte thirrur papritmas në zhveshtore sepse Paulo Futre ishte larguar nga skuadra.

Futre priste ta vishte fanellën me numrin 10 dhe ishte ndier i ofenduar kur i ishte ofruar një fanellë me numër tjetër, prandaj ishte larguar nga Highbury i tërbuar.

Si pasojë, Ferdinand ishte thirrur në skuadër befasisht për të.

“Isha në West Ham dhe udhëtova me skuadrën por s’i ndërrova rrobat për ndeshje, prandaj shkova në bar për të pirë. Pastaj erdhën dhe më thirrën “duhet të nderohesh” ndërkohë unë e kisha një brandy dhe një coca-cola në dorë”, tregoi ai.

“Ishte paraqitja ime e parë në Highbury. Isha 17 apo 18 vjeç. Shkova poshtë dhe më pyetën: ‘A je mirë?’ u thashë: ‘Po, mirë jam’ dhe isha mirë. I ulur në stol po thosha me vete ‘ju lutem mos më fusni në lojë’. I kisha pirë tri brandy dhe coca-cola. Nuk mund të futem në fushë.”

“Por trajneri më futi në lojë në 15 minutat e fundit”, tregoi ai.

West Hami e kishte humbur 2:0 atë ndeshje, por Ferdinand ishte futur në lojë kur skuadra e tij i kishte pësuar tashmë të dy golat. 

(Kosova Sot Online )