Quagliarella apo Giroud në Juventus këtë muaj

  • S.A /
  • 05 January 2021 - 12:53
Quagliarella apo Giroud në Juventus këtë muaj

Andrea Pirlo kërkon përforcime në sulm në janar, me Olivier Giroud dhe Fabio Quagliarella në radarin e Juventusit.

Nëse për mesfushën Juventusi do të tentojë goditjen e madhe që mban emrin e Paul Pogba, në sulm Paratici po synon emra që kushtojnë shumë pak.

Pas Olivier Giroud, Graziano Pelle e Fernando Llorente, në skenë ka dalë një tjetër emër i njohur në ambientin bardhezi pasi bëhet fjalë për një futbollist që ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit në të shkuarën dhe është në vitet e fundit të karrierës si futbollist.

Emri më i lakuar është ai i Fabio Quagllarelas i cili edhe pse 37-vjeç vazhdon të shënojë me një frekuencë të frikshme në Serie A, krahasuar me moshën që ka.

Quagliarella ka qenë pjesë e Juves nga 2010-ta në 2014-ën me të cilët numëron 102 paraqitje mes kampionatit dhe Kupave dhe ka shënuar 30 gola, ndërsa ka fituar dhe 5 trofe 3 kampionate dhe 2 Superkupa. S

i zëvendësues të Moratës, Pirlo do pikërisht Quagliarelan që në fund të janarit do të mbushë 38-vjeç.

(Kosova Sot Online )