Mbappe nuk është për Liverpool, vetëm nëse ai luan në mbrojtje

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 16:50
Mbappe nuk është për Liverpool, vetëm nëse ai luan në mbrojtje

Legjenda e Reds beson se Jurgen Klopp duhet që të bëj gjithçka që të forcohet në mbrojtje pas tri ndeshje pa fitore

Kylian Mbappe është një “lojtar fantastik” por “nuk ësht ëpërgjigje për Liverpoolin” vetëm nëse ai do të luan në mbrojtje, thotë legjenda John Barnes.

Reds disa herë është thonë se i janë ofruar lojtarit dhe për të do të paguajnë edhe shuma të mëdha parash pasi që ai dëshiron që të largohet nga Paris Saint-Germain.

Legjenda e Reds i tha BonusCodeBets, blerjet në mbrojtje duhet të jenë prioritet për të tanishëm derisa Liverpool po vuan nga kriza e lëndimeve.

“Mbappe është një lojtar fantastik por pozitat në sulm nuk janë pozita që Liverpool ka nevojë të përforzohet, por nëse ai luan në mbrojtje mund ta marrin atë në janar!”, tha ai.

“Nëse Liverpool fillon të jetë më poshtë në tabelë, ai nuk do të vije në Liverpool – kështu që ata duhet të shqetësohen për këtë sezon”.

“Nëse ka mundësi që atë ta marrim në janar atëherë mund ta merrni, por nuk ka mundësi. Për kohë të shkurtër, Mbappe nuk është i duhuri për Liverpoolin. Liverpool është i fuqishëm në sulm dhe ka një mesfushë më shumë defansive, por në pozitat e mbrojtjes aty ka shumë mungesa dhe aty duhet të përqendrohen për momentin”. 

(Kosova Sot Online)