Immobile në dyshim për ndeshjen Lazio-Fiorentina

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 19:37
Immobile në dyshim për ndeshjen Lazio-Fiorentina

Ciro Immobile është në dyshim për ndeshjen kundër Fiorentinës nesër, kështu që pritet një çift i ri në sulm

Disa media kanë raportuar sot se Immobile nuk ka marrë pjesë në stërvitje të mbrëmjes me skuadrën tjetër.

Ka mundësi që ai ka pushuar, por ka pasur shqetësime që sulmuesi nuk do të mund të luajë nesër për shkak të një problemi me lëndim në thembër.

Ai do të kontrollohet në fitnes nesër para se të merret vendimi final.

Me Joaquin Correa dhe Mohamed Fares po ashtu është jashtë aksionit, Simone Inzaghi mund të startojë me dyshën Felipe Caicedo dhe Andreas Pereira.

Mediat italiane prapë e kanë përjashtuar Muriqin nga startimi.

Lucas Leiva është suspenduar me Marco Parolo që po ashtu është i lënduar.

(Kosova Sot Online)