Largimi i Kane të ndonjë rival në Premier Ligë nuk do të ndodh

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 23:51
Largimi i Kane të ndonjë rival në Premier Ligë nuk do të ndodh

Harry Kane nëse largohet nga Spurs do të kalojë në ndonjë shtet tjetër të Europës, por jo në Angli

Kështu s’paku raporton The Athletic, të cilët thonë se largimi i yllit të Tottenham në drejtim të ndonjë skuadre tjetër të Premier Ligës duket i pamundshëm.

Kane ende ka tri vite në kontratën e tij me Spurs dhe planifikon që të jetë sulmues për një kohë të gjatë te kjo skuadër.

Këtë e ka thënë edhe presidenti i Tottenham, Daniel Levy, i cili nuk është i gatshëm për të forcuar rivalët në Premier Ligë dhe se për lojtarin ai kërkon një shumë të madhe parash që vështirë mund t’i paguajë ndonjë klub në Europë.

(Kosova Sot Online)