Pochettino i zhgënjyer me barazimin: Ne jemi PSG, ne duhet të fitojmë patjetër

  • S.A /
  • 07 January 2021 - 10:21
Pochettino i zhgënjyer me barazimin: Ne jemi PSG, ne duhet të fitojmë patjetër

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, e ka pranuar se u ndje i zhgënjyer që e nisi me barazim 1:1 kundër Saint-Etienne karrierën në Paris të mërkurën, duke thënë se skuadra e tij e ka detyrim fitoren.

PSG-ja e gjeti veten në disavantazh herët në ndeshje, por Moise Kean e shpëtoi nga humbja duke e barazuar rezultatin tre minuta më vonë.

Më nuk kishte gola, megjithatë, që nënkupton se PSG-ja ngel në pozitën e dytë në tabelën e Ligue 1, tri pikë mbrapa liderit Lyon.

Pochettino u emërua trajner i ri i PSG-së të shtunën, duke nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2022. Ish-bosi i Tottenhamit e zëvendësoi Thomas Tuchelin në karrigen e nxehtë të Parisit.

 

Argjentinasi u zhgënjye që nuk e nisi me fitore karrierën si trajner i PSG-së, duke thënë se lojtarët e tij janë të detyruar të fitojnë.

“Natyrisht se jam paksa i zhgënjyer, sepse ne jemi PSG, prandaj ne duhet të fitojmë patjetër”, tha Poichettino për Telefoot.

“Por pas vetëm tri ditëve nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur. Kemi shumë gjëra për t’i përmirësuar. Nuk është rezultati që deshëm por është e qartë se Saint-Etienne e meritoi barazimin”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )