Pochettino e nis me kritika ndaj lojtarëve: Mbappe duhet të përmirësohet, sikurse i gjithë ekipi

  • S.A /
  • 07 January 2021 - 16:30
Pochettino e nis me kritika ndaj lojtarëve: Mbappe duhet të përmirësohet, sikurse i gjithë ekipi

Mauricio Pochettino ishte kritik ndaj Kylian Mbappes në konferencën e tij të parë për shtyp pas ndeshjes, tani si trajner i Paris Saint-Germain.

Argjentinasi e nisi me barazim aventurën e tij te PSG ndaj Saint-Etienne në Ligue 1.“Unë jam i kënaqur me paraqitjen e tij natyrisht, por ai ka nevojë të përmirësohet”. “Jam i sigurt që ai dëshiron të shënojë dhe të luajë më mirë dhe të fitojë ndeshje. Me siguri ai është i zhgënjyer”.

“Të gjithë lojtarët duhet të përmirësohen dhe ekipi duhet të përmirësohet”, ka thënë Pochettino.

Pochettino gjithashtu deklaroi lumturinë e tij për kthimin si trajner, por tani në rrethana të çuditshme.

“Jam i lumtur që jam kthyer pas 14 muajsh. Por ndihet e çuditshme, pasi hera e fundit që isha trajner ishin 62,000 njerëz në stadium”, ka thënë argjentinasi. 

(Kosova Sot Online )