Conte humb një lojtar të rëndësishëm para ndeshjeve me Romën dhe Juventusin

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 20:36
Conte humb një lojtar të rëndësishëm para ndeshjeve me Romën dhe Juventusin

Danilo D’Ambrossio do të mungojë në ndeshjet kundër Romës dhe Juventusit.

Danilo D’Ambrossio u aktivizua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes me Sampdorian, por pas një përplasjeje të ashpër me Leris la fushën e lojës pak para vërshëllimës finale.

Pas vizitave mjekësore, ai megjithatë mori përgjigje pozitive, pasi nuk bëhet fjalë për këputje të ligamentit të gjurit, por për një dëmtim shumë më të lehtë, që pritet të kalojë me disa ditë pushim.

Aktualisht mbrojtësi do të pushojë për 7 ditë dhe më pas do të kryejë sërish ekzaminimet mjekësore për të parë ecurinë e rikuperimit.

Te Interi janë optimist se mbrojtësi që aktivizohet shumë nga Antonio, do të rikthehet brenda muajit janar.

Megjithatë Conte nuk do ta ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Romës dhe Juventusit, të programuara për t’u luajtur këtë fundjavë dhe fundjavën e ardhshme dhe do të mbetet vetëm me Milan Skriniar në dispozicion në krahun e djathtë të mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)