Solskjaerit nuk i intereson çfarë thotë Kloppi

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 23:00
Solskjaerit nuk i intereson çfarë thotë Kloppi

Humbja ndaj Southamptonit ka bërë që trajneri Jurgen Klopp t’i kundërvihet VAR-it.

Tekniku i Liverpool-it nuk është aspak i kënaqur me gjyqtarët që monitorojnë VAR-in.

I ngacmuar në lidhje me një deklaratë të tillë, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka refuzuar të përgjigjet.

“Nuk humbas kohën time me gjëra të tilla”, – ka thënë shkurtimisht norvegjezi. “Djajtë e kuq” kanë qenë shpeshherë në shënjestër për favorizimet nga VAR-i me penalltitë e shumta të dhuruara gjatë këtij sezoni.

“Frank Lampard e bëri diçka të tillë me para dhe gjyqtarët nuk na dhanë një penallti që duhej ta jepnin. Ata po mundohen që të ndikojnë te gjyqtarët. Nuk e di, por nuk më shqetëson. Kur shkaktohet faull ndaj futbollistëve tanë në zonë është penallti”, tha tekniku i United.

(Kosova Sot Online)