Simeone paralajmëron largimin pasi Atletico u befasua dhe u eliminua nga Copa del Rey

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 09:09
Simeone paralajmëron largimin pasi Atletico u befasua dhe u eliminua nga Copa del Rey

Atletico Madridi është befasuar të enjten mbrëma, duke u eliminuar në fazën e 1/32-ave të Kupës së Mbretit.

Ani pse në La Liga po bën mirë dhe kryeson renditjen madje me dy ndeshje më pak të zhvilluara, të besuarit e Diego Simeones u befasuan nga një kundërshtar modest si Cornella.

Kështu, duke se Cornella në njëfarë mënyre ka prishur qetësinë te “Los Colchoneros” pasi Simeone ka paralajmëruar se mund të jetë fundi i tij në stolin e Atleticos.

“Në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha mundësive, ndaj gjithçkaje që mund të vendosë klubi”, u shpreh Simeoen.

“Unë ndihem shumë mirë këtu te Atletico, por gjithçka është e hapur në bazë të vendimit të klubit”. 

(Kosova Sot Online )