Futbollisti Kosovar i premton shumë ekipit turk: Kam ardhur te një klub i madh, do të jap maksimumin

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 11:53
Futbollisti Kosovar i premton shumë ekipit turk: Kam ardhur te një klub i madh, do të jap maksimumin

Zymer Bytyqi është futbollist i Konyaspor. Ai ka nënshkruar kontratë 2 vjet e gjysmë me klubin turk.

Bytyqi kontratën e nënshkroi me drejtorin e klubit, Adnan Erkan, në Medas Konya.

24-vjeçari ka luajtur për klubin norvegjez, Viking, ku në 154 ndeshje, kishte shënuar 23 gola dhe 30 asistime.

Te Konyaspor në Turqi, Bytyqi do ta mbajë të veshur fanellën me numrin 14.

Ai është shprehur i lumtur për këtë hap në karrierë.

“Unë kam ardhur në një klub shumë të madh. Ata kanë mbështetje të madhe nga tifozët. Do ta bëjë më të mirën time dhe do kontribuoj për klubin. Do fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi dhe do të jemi aty ku e meritojmë”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online )