“Van de Beek duhet të konsiderojë largimin nga Man United”

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 12:52
“Van de Beek duhet të konsiderojë largimin nga Man United”

Berbatov mendon se zgjidhja më e mirë për Van de Beek është largimi nga “Djajtë e Kuq”.

Donny van de Beek u transferua te Manchester United gjatë verës së vitit 2020 nga Ajaxi.

Pas disa muajsh, ai ende s’po arrin të gjejë një vend në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer.

Dimitar Berbatov, legjenda e Man United, beson se 23-vjeçari duhet të konsiderojë tashmë largimin, pasi rrezikon të humbasë edhe Kampionatin Evropian për shkak të minutave të paktë që po merr në “Old Trafford”.

“Nuk e di se çfarë është duke ndodhur me Donny van de Beek. Kam thënë para se Unitedi ta blejë se më pëlqen shumë si lojtar, ishte fantastik në Ajax dhe me Holandën, por tani s’po ka minuta te United. Nuk i kam shikuar stërvitjet dhe minutat e pakta që ka në fushë janë të pamjaftueshme për ta gjykuar”, u shpreh Berbatov.

“Nuk do të befasohesha nëse ai do të niste të kërkojë largimin dhe askush nuk do ta fajësonte. Diçka nuk është duke funksionuar”.

“Në këtë moment Bruno Fernandes, Paul Pogba, Scott McTominay dhe Fred të gjithë po luajnë para tij, duke shikuar numrin e ndeshjeve që po merr. A janë të gjithë më të mirë se ai? Nuk e mendoj kështu, të gjithë janë të ndryshëm dhe të gjithë mund të sjellin kualitete ndryshe në një ndeshje. Për këtë po them vet me vete se çfarë është duke ndodhur”.

(Kosova Sot Online )