Maicon rikthehet në Itali, nënshkruan me ekipin e Serie D

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 16:12
Maicon rikthehet në Itali, nënshkruan me ekipin e Serie D

Futbollisti i njohur brazilian, Maicon do ta vazhdojë karrierën në Itali. 39-vjeçari ka nënshkruar me ekipin nga Serie D, Sona Calcio.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Interit pas më shumë se katër viteve rikthehet në Itali, aty ku fitoi popullaritetin më të madh si futbollist.

Maicon ishte pjesë e ekipeve të mëdha si Interi, Manchester City e Roma. Pas aventurës në kryeqytetin italian, ai kaloi në Brazil tek ekipi i Avai për dy vite, ku bëri vetëm nëntë paraqitje.

Më pas vazhdoi nga një vit tek ekipet Criciuma dhe Villa Nova.

(Kosova Sot Online )