Mkhitaryan zgjat kontratën me Romën

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 11:38
Mkhitaryan zgjat kontratën me Romën

Henrikh Mkhitaryan e ka vulosur të ardhmen e tij. Futbollisti armen ka zgjatur kontratën me ekipin e Romës.

Ai ka hedhur firmën me ekipin nga kryeqyteti italian në kontratë, e cila e mban atë te Roma deri në vitin 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur se Mkhitaryan nuk do të jetë lojtar i lirë.

(Kosova Sot Online)