Ylber Sefa, nga Belgjika, kampion i çiklizmit në Ballkan

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 11:41
Ylber Sefa, nga Belgjika, kampion i çiklizmit në Ballkan

Ylber Sefa është një kampion i çiklizmit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Duhet theksuar se për katër vjet me radhë ai ishte kampioni i Shqipërisë.

Aktualisht Ylberi është 29-vjeçar dhe jeton në Belgjikë, së bashku me familjen e tij.

Është pjesë e një prej skuadrave më të mira belge. Kampioni shqiptar tregon pasionin e tij për çiklizmin, titujt e fituar dhe emigrimin në Belgjikë.

“Belgjika quhet dhe djepi i çiklizmit, sepse organizon shumë gara dhe ture. Nuk kishte vend më të mirë për mua ku të emigroja dhe të zhvillohesha akoma më shumë nga ana profesionale”, tha Ylber Sefa.

(Kosova Sot Online)