Reagimi i Klopp kur pyetet për paraqitjen mbresëlënëse të Shaqirit

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 11:48
Reagimi i Klopp kur pyetet për paraqitjen mbresëlënëse të Shaqirit

Jurgen Klopp duket se e ka gjetur Xherdan Shaqirin e vjetër.

Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në pjesën e dytë në Kupë kundër Aston Villës dhe dhuroi dy asiste, sfidë të cilën Liverpooli 4-1.

Pas ndeshjes, gazetari e pyeti Kloppin për ndikimin që pati Shaqiri me të hyrë në lojë dhe ai u përgjigj: “Po, Shaqiri ishte shumë i mirë, Takumi ishte shumë i mirë mes linjave, Shaqiri bëri mirë, Thiago bëri mirë”, u shpreh Klopp.

Ai është i lumtur me paraqitjen e tyre dhe të tjerëve, pasi ka thënë se sezoni është i gjatë dhe tani atij do t’i duhet të bëjë më shpesh ndryshime dhe duke parë paraqitjen e tyre, pa asnjë dyshim mund t’i hedhë në fushë nga minuta e parë”. 

(Kosova Sot Online)