Agjenti i Milik zyrtarisht ia hap dyert Juves dhe Romës, konfirmon interesimin e Atleticos

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 11:59
Agjenti i Milik zyrtarisht ia hap dyert Juves dhe Romës, konfirmon interesimin e Atleticos

Agjenti i Arkadiusz Milik ka thënë se sulmuesi i Napolit do ta mirëopriste një transferim te Juventusi ose Roma.

Ai është në vitin e fundit të kontratës dhe për të mos e humbur me parametra zero, napoli do të tentojë të përfitojë nga shitja e tij në afatin e janarit.

Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion për Napolin.

“Klubet më të mira në Premier League, Atletico dhe Marseille janë të interesuara për Arek. Natyrisht, asnjë ekip nuk ka ofruar atë që ka kërkuar Napoli”, tha Fabrizio De Vecchi për Tuttosport.

“Roma dhe Juventusi ishin shumë afër blerjes së tij, por për arsye të ndryshme, dhe në disa rrethana ende të pakuptueshme, negociatat nuk përfunduan”.

“Nëse ato kthehen, s’mund të përjashtoj asgjë”.

(Kosova Sot Online)