Olsi Rama zbulon si u organizua takimi i Edi Ramës me CR7

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 13:01
Olsi Rama zbulon si u organizua takimi i Edi Ramës me CR7

Në tërmetin e nëntorit të vitit 2019, dy djem të vegjël i shpëtuan duke u hedhur nga dritarja. Kryeministri Rama bën realitet ëndrrën e fëmijëve në Itali, duke ju mundësuar takimin me idhullin e tyre Cristiano Ronaldo.

Duhet të përmendim faktin se kryeministri njihet si një nga tifozët e zjarrtë të skuadrës së Juventusit.

Ky takim u përfol aq shumë saqë u quajt edhe si një blerje. Por si qëndron e vërteta?!  Në emisionin “Pasó” gjatë një interviste për Top Albania Radio, ishte i ftuar vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, i cili ka sqaruar gjithçka rreth këtij takimi.

“Për çudi nuk e kam lexuar fare këtë ‘blerës’ dhe nuk është aspak e vërtetë. Është thjesht një takim i organizuar nga miqtë e tim vëllai tek Juventusi dhe Lazio gjithashtu sepse ka edhe Igli një rol në këtë pjesë. Me thënë të drejtën nuk e kam pyetur, di që nga ai takim mua më ka ardhur një fanellë e Cristiano Ronaldos me firmë edhe kaq.”

(Kosova Sot Online)