Lakers rikthehen te fitorja, mposhten Bucks e Clippers

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 14:18
Lakers rikthehen te fitorja, mposhten Bucks e Clippers

Kampionët në fuqi të NBA hodhën menjëherë pas krahëve disfatën ndaj San Antonio Spurs duke u rikthyer te fitorja në ndeshjen e radhës shtëpiake ndaj Chicago Bulls.

Në Staples Center Lakers triumfuan me rezultatin e ngushtë 117-115 në një ndeshje ku mungesën e Anthony Davis e zëvendësoi i vetëm LeBron James me mbretin që koleksionoi në total 28 pikë 7 rebound dhe 7 asiste duke i udhëhequr kalifornianët drej fitores së 7-të në 10 takime. Chicagos në krahun tjetër nuk i mjaftuan 38 pikët e Zac LaVine.

Një fitore të madhe ndërkohë regjistroi Golden State Warriors që në San Francisco mposhti me rezultatin 115-105 Los Angeles Clippers.

Stephen Curry ishte thjeshtë fenomenal edhe në këtë sfidë me 38 pikë 2 rebound dhe 11 pasime deçizive. Surprizon Milwaukee Bucks që u mposht brenda në Winconsin nga Utah Jazz me rezultatin 118-131. 35 pikët e grekut Giannis Antetokounmpo nuk i mjaftuan skuadrës së trajnerit Mike Budenholzer. Dhuroi spektakël edhe Toronto Raptors në transfertën ndaj Sacramento Kings të cilën e fitoi me rezultatin e thellë 144-123. Për të rikthyer skuadrën kanadeze te fitorja pas tre humbjesh rresht mendoi VanVleet që shënoi 34 pikë.

(Kosova Sot Online)