“Mbappe është lojtar special, duhet të gjejë formën dhe të shijojë lojën”

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 16:32
“Mbappe është lojtar special, duhet të gjejë formën dhe të shijojë lojën”

Pak ditë pasi kritikoi paksa Kylian Mbappen, trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino tani i ka thurur elozhe sulmuesit francez.

Pochettino dëshiron që “lojtar special”, Kylian Mbappe, të shijojë lojën në fushë, gjë që do ta ndihmonte të gjejë formën më të mirë të tij.

“Po flasim për një lojtar special”, tha Pochettino, që është në negociata për të rinovuar kontratën me PSG-në pas 2022.

“Ai është kthyer në formë të mirë pas pushimit, i përqendruar”.

“Është golashënuesi më i mirë në kampionat. Shpresojmë që ai do të argëtohet dhe do të gjejë paraqitjet që ai di t’i bëjë”. 

(Kosova Sot Online)