Alpinistja Arineta Mula vrapon 7 kilometra zbathur

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 12:43
Alpinistja Arineta Mula vrapon 7 kilometra zbathur

Derisa Kosovën e ka mbuluar bora dhe temperaturat janë në minus, kjo gjë nuk po paraqet problem për alpinisten kosovare Arineta Mulen.

Alpinistja Arineta Mula ditën e diele e ka nisur me vrapimin e zakonshëm që e bën me grupin e vrapimit “Kosova Trail Running Association”, në malet e Gërmisë.

Arineta Mula ka bërë të ditur përmes profilit të saj në Facebook, se ka vrapuar zbathur 7 kilometra së bashku me vrapuesin Visar Muharremin.

“Visar Muharrehemi vrapuam zbathur 7 kilometra në Gërmi”, ka shkruar Arineta Mula.

(Kosova Sot Online)