Chelsea dhe Man City kalojnë në rundin e 4-të të FA Cup

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 17:02
Chelsea dhe Man City kalojnë në rundin e 4-të të FA Cup

Chelsea dhe Manchester City kanë kaluar në rundin e katërt të FA Cup pa ndonjë telashe, duke fituar bindshëm ndaj Morecambe dhe Birmingham të dielën pasdite.

Chelsea e mundi 4:0 Morecamben – klubin nga kategoria e katërt e futbollit anglez – në ndeshjen e rrethit të tretë në Stamford Bridge, falë golave nga Mason Mount, Timo Werner në pjesën e parë dhe Callum Hudson-Odoi e Kai Havertz në pjesën e dytë.

Telashe nuk pati as për Manchester Cityn e Pep Guardiolës, i cili fitoi me lehtësi 3:0 nga Birminghamit – klubit nga kategoria e dytë e futbollit në Angli – në Etihad.

Të kaltrit e Mançesterit e kryen punën brenda gjysmë ore në pjesën e parë. Bernardo Silva shënoi dy herë brenda një çereku, para se Phil Foden ta trefishonte epërsinë para pushimit mes pjesëve.

Befasi e këtij rundi ishte eliminimi i Leeds United të Marcelo Bielsas, që humbi ndaj Crawley Town – klubi që bën gara në kategorinë e katërt të futbollit anglez.

Chelsea dhe City i bashkohet klube të tjera të madhe si Liverpool, Arsenal e Manchester United në rundin e katërt.

Sot më vonë këtë pritet ta bëjë edhe Tottenhami i Jose Mourinhos.

(Kosova Sot Online)