Napoli e lë prapa gabimin e Rrahmanit, e mposht Udinesen me një gol të vonshëm

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 17:14
Napoli e lë prapa gabimin e Rrahmanit, e mposht Udinesen me një gol të vonshëm

Napoli e ka mposhtur Udinesen 2:1 falë një goli tejet të vonshëm të Tiemoue Bakayokos, duke e bërë gabimin e tmerrshëm të Amir Rrahmanit sapo pak të parëndësishëm.

Lorenzo Insigne në fillim të pjesës së parë dhe Tiemoue Bakayoko në çastet e fundit të takimit shënuan për t’i ndihmuar Napolit ta rigjejë rrugën e fitores në Udine, pas humbjes tronditëse kundër Spezias në ndeshjen e kaluar,

Kevin Lasagna e kishte kthyer Udinesen në lojë duke përfituar nga një gabim i mbrojtësit dhe kapitenit të Kosovës, Amir Rrahamni, i cili i kushtoi këtij të fundit me zëvendësim të parakohshëm në ndeshjen e tij debutuese si titullar për Napolin.

Napoli po fitonte falë golit të Lorenzo Insignes nga penalltia pas një çereku lojë, kur Rrahmani e ktheu një top mbrapa gabimisht, të cilin e vodhi Kevin Lasagna dhe e shënoi për 1:1 në minutën e 27-të.

Pavarësisht se u detyrua ta largojë Kostas Manolasin nga loja shkaku i dëmtimit dhe në mungesë të qendërmbrojtësit kryesor Kalidou Koulibaly, Gattuso e largoi nga loja Rrahmanin në minutën e 46-të.

Mario Rui ia shpagoi besimin dhe ia arsyetoi vendimin Gattusos duke asistuar për Bakayouko, i cili shënoi në minutën e 90-të për t’ia dhuruar tri pikë napolitanëve.

Napoli tani zë pozitën e pestë me 31 pikë, nëntë më pak se lideri Milan, dhe baras me pikë me Atalatan në vendin e katërt.

Udinese, ndërkohë, shkon në pesë ndeshje pa fitore dhe ngel në pozitën e 13-të, me 16 pikë, katër larg zonës së rënies nga liga. 


(Kosova Sot Online)