FA Cup: Tottenhami i Mourinhos përballë Marine AFC – klubit nga kategoria e 8-të e futbollit anglez

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 17:27
FA Cup: Tottenhami i Mourinhos përballë Marine AFC – klubit nga kategoria e 8-të e futbollit anglez

Tottenhami i Jose Mourinhos do të përballet sot në autsajderin më të madh në këtë edicion të FA Cup, Marine AFC, klubin modest që bën gara në kategorinë e tetë të futbollit anglez.

Prandaj të gjithë sytë do të jenë në stadiumin Rossett Park në Crosby, ku Marine e pret Tottenhamin sot në orën 18:00.

Marine është ekipi i parë i këtij niveli që përballet me një klub të Premierligës – ligës elitare angleze.

Marine është klub 127-vjeçar nga një qytet me 50 mijë banorë buzë detit në Mersey, afër Liverpulit.

Duke e parë nivelin e kundërshtarit, Mourinho ka vendosur të mos luajë me formacionin bazë.

Formacioni zyrtar i Tottenhamit.

(Kosova Sot Online)