Juventusi e pret Sassuolone mangët pa sulmuesin kryesor

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 19:56
Juventusi e pret Sassuolone mangët pa sulmuesin kryesor

Juventusi do të kërkojë ta bëjë edhe një hap drejt kreut në Serie A, kur e mirëpret Sassuolon e mangët pa sulmuesin kryesor Dominoco Berardi.

Kampioni në fuqi e Italisë është nikoqir i Sassuolos në Allianz Stadium, për takimin e javës së 17-të në nis në orën 20:45.

Bardhezinjtë vijnë në këtë takim nga një fitore e madhe në derbin e vjetër italian kundër Milanit, të cilit ia ndërprenë ecurinë prej 27 ndeshjeve pa humbje në ligë.

Ai triumf i dha zemrën skuadrës së Andrea Pirlos, e cila tani është kthyer bindshëm në garë për titull në ligë.

Sassuolo, në anën tjetër, vjen pas fitores kundër Genoas në një ndeshje në të cilën e humbi sulmuesin kryesor, Dominico Berardi, i cili e pësoi lëndim muskulor.

Pirlo nuk do të mundë të llogarisë në Alex Sandron, Juan Cuadradon dhe Matthijs de Ligt.

Juventus dhe Sassuolo ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 30 dhe 29 pikë përkatësisht, por kjo e para e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nëse e mund Sassuolon dhe e fiton ndeshjen e mbetur me Napolin, atëherë Juventusi do t’i afrohej në vetëm katër pikë Milanit.

(Kosova Sot Online)