Ballkani i largon 9 futbollistë

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 23:26
Ballkani i largon 9 futbollistë

Blendi Shkëmbi është duke bërë ndryshime rrënjësore në skuadrën e Ballkanit, para se të debutoi si trajner i ekipit nga Suhareka muajin e ardhshëm.

Shkëmbi, i cili u emërua në stolin e Ballkanit në fund të dhjetor në vend të të shkarkuarit Ismet Munishi, i ka larguar nëntë futbollistë nga skuadra e Superligës.

Ballkani bëri hapa të mëdhenj mbrapa në garë për titull në Superligë, duke e lëshuar kreun pas tri humbjeve kundër tre rivalëve të drejtpërdrejt për titull në katër ndeshjet e fundit, para pushimit dimëror.

Prandaj edhe drejtuesit e klubit nga Suhareka e kanë sjellë trajnerit nga Shqipëria me synim për të luftuar për titull.

Dhe Shkëmbi i ka nisur ndryshimet e pritshme, duke i larguar disa futbollistë dhe duke i huazuar disa të tjerë, para fillimit të pjesës së dytë të sezonit më 13 shkurt.

Ballkani i ka shkëputur kontratat me lojtarët si, Armend Rugji, Liridon Fetahaj, Roni Gashi, Melos Bajrami, Armin Bosnjak dhe Leorant Marmullaku.

“Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për ndërprerjen e bashkëpunimit”, thuhet në një njoftim të Ballkanit.

Ndërkohë, Albin Berisha është huazuar te Liria, Endrit Asllanaj te Malisheva dhe Bleon Sekiraqa po ashtu Malisheva.

Ballakani do ta rinisë sezonin nga pozita e dytë, me një disavantazh prej tri pikëve ndaj lideres, Drita. 


(Kosova Sot Online)