Pirlo ankohet ndaj lojtarëve të vet, pavarësisht fitores së Juventusit kundër Sassuolos

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 09:39
Pirlo ankohet ndaj lojtarëve të vet, pavarësisht fitores së Juventusit kundër Sassuolos

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se lojtarëve të tij nuk guxon t’iu mungojë përkushtimi, pas fitores së mundimshme kundër Sassuolos me një lojtar më pak të dielën.  

Juventusi vuajti shumë për ta mposhtur Sassuolon, e cila luajti me një lojtar më pak tërë pjesën e dytë, dhe bëri edhe një hap më afër kreut të renditjes në Serie A.

Danilo, Aaron Ramsey dhe Cristiano Ronaldo i shënuan golat e triumfit për skuadrën e Pirlos në Allianz Stadium, me Gregoire Defrel që e kishte shënuar golin e barazimit të përkohshëm për Sassuolon.

“Triumfi sonte ishte më rëndësi për ne për të dha e dhënë një ndjesi të vazhdimësisë, përndryshe fitorja ndaj Milanit nuk do të nënkuptonte asgjë”, tha Pirlo.

“Ne ishim të ngathet kohë pas kohe sonte, ishim më pak të organizuar, por treguam uri për ta fituar ndeshjen”, shtoi ai.

“Mesfushorët tanë ishim shumë pasivë dhe dy mbrojtësit nuk u pensionuan siç duhet kundër sulmuesve.”

(Kosova Sot Online )