Traylor, MVP i xhiros së 14-të

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 12:46
Traylor, MVP i xhiros së 14-të

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, apo e fundit për stinorin vjeshtor.

Derbin e xhiros e fitoi Rahoveci që mundi Golden Eagle Yllin 92:86, ku u dallua Isaiah Traylor.

Basketbollisti amerikan shënoi 32 pikë në këtë ndeshje, derisa kishte edhe dhjetë kërcime e dy asistime, me një indeks prej 28. Përveç lojës së mirë, ai u faulua edhe 12 herë në këtë përballje, derisa dëshmoi lojë të mirë në momentet vendimtare.


Rahoveci përfundoi stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, derisa njëri nga më meritorët është Isaiah Traylor.


Ndërkohë, top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishin: Demetris Morant (40) i Golden Eagle Yllit, Brandon Walters (36) i Pejës, Isaiah Traylor (28) i Rahovecit, Xavier Cannefax dhe Joshua Martin (26) të Ponte Prizrenit.
(Kosova Sot Online )