Mastersi i Dohas: Pas Krasniqit, edhe Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 12:52
Mastersi i Dohas: Pas Krasniqit, edhe Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale

Nora Gjakova e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër francezes Helene Recevuax, në turneun e parë të këtij viti në xhudo që po mbahet në Katar.

Gjakova e nisi luftën në mënyrë mahnitëse duke e mbërthyer kundërshtaren, ku e shënoi edhe pikën e fitores.

Kosovarja tani është vetëm një fitore larg sigurimit të një medaljeje në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi xhudisten serbe Marica Perisic.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me Tsukasa Yoshida.

Në luftë për medalje mbeten edhe Distria Krasniqi (në gjysmëfinale) dhe Majlinda Kelmendi (në çerekfinale).

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020.

(Kosova Sot Online )