Pioli: Në Kupë do të luajnë ata që janë më të freskët

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 20:09
Pioli: Në Kupë do të luajnë ata që janë më të freskët

AC Milan po kalon formë të mirë dhe momentalisht po prin në Serie A me 40 pikë pas 17 xhirove.

Vetëm tri ditë pas fitores në kampionat, Milan i Stefano Piolit kthehet të përballet me Torinon në “San Siro”, këtë herë në Kupën e Italisë.

Para ndeshjes, trajneri Pioli deklaroi se ndaj Torinos do të luajnë futbollistët që janë më të freskët, kurse tha se Ibrahimovic do të ketë më shumë minuta.

“Qëllimi ynë është të avancojmë. Ne duhet të vazhdojmë. E kuptoj që do të jetë ndeshja e katërt në nëntë ditë, kështu që ne do të duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura. Do të luajnë ata që janë më të freskët, por mbetet fakt që ne do të jemi konkurrues. Të dëmtuarit? Sot ata janë të gjithë më mirë, por nuk kanë punuar me ekipin kështu që seanca e fundit do të jetë vendimtare. Do të jetë një fazë e rëndësishme për Ibrahimovicin. Gjëja kryesore është që e ka kapërcyer problemin muskulor, tani ai duhet të ketë më shumë ritëm dhe minuta. Nesër do të ketë më shumë minuta” – u shpreh Pioli.

AC Milan ka treguar formë të lartë këtë edicion. Sezonin e kaluar pas 17 xhirove, “Rossonerët” kishin pasur vetëm 21 pikë.

Ardhja e Ibrahimovicit ka “ndezur” klubin italian. 

(Kosova Sot Online)