Presidenti i Napolit kërkon të shtyhet ndeshja e Superkupës ndaj Juventusit

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 23:27
Presidenti i Napolit kërkon të shtyhet ndeshja e Superkupës ndaj Juventusit

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis po raportohet se ka kërkuar shtyerjen e ndeshjes së Superkupës italiane ndaj Juventusit.

Radio Punto Nuovo raporton se kjo kërkesë nuk i është aprovuar.

De Laurentiis u arsyetua për orar të ngjeshur dhe mungesën e tifozëve.

Por, megjithatë ndeshja e Superkupës së Italisë do të zhvillohet siç është vendosur më herët, më 20 janar. 

(Kosova Sot Online)