Braithwaite është këmbëngulës: S’e kam ndërmend të largohem nga Barcelona

  • S.A /
  • 12 January 2021 - 08:59
Braithwaite është këmbëngulës: S’e kam ndërmend të largohem nga Barcelona

Martin Braithwaite ka këmbëngulur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona as pas përfundimit të sezonin të tanishëm.

Sulmuesi danez, i cili i ka shënuar pesë gola deri tani këtë sezon, e theksoi dëshiron për të vazhduar në fanellën e Barçës deri në një kohë të papërcaktuar.

“Nuk ka shanse të largohem në afatin kalimtar të dimrit apo në fund të sezonit”, tha Braithwaite për TV3.

“Edhe sezonin e ardhshëm do të vazhdoj të luftoj për gola”, shtoi ai.

Braithwaite, i cili ka luajtur titullar në 10 prej 19 ndeshje të Barcelonës deri tani këtë sezon, nuk dekurajohet nga fakti se trajneri Ronald Koeman po kërkon ta forcojë sulmin në janar.

“Më pëlqen që klubi po kërkon lojtarë të tjerë në treg. Kështu duhet të ndodhë në një klub si Barcelona, i cili synon t’i ketë lojtarët më të mirë në botë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )