Dy klube evropiane interesohen për futbollistin e Manchester Unitedit

  • G.G /
  • 12 January 2021 - 12:49
Dy klube evropiane interesohen për futbollistin e Manchester Unitedit

Futbollisti i Manchester Unitedit, Timothy Fosu-Mensah po kërkohet nga dy skuadra të njohura evropiane.

Sky Sports raporton se Bayer Leverkusen dhe Ajax janë ekipet që po interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit.

Mensah e nisi me Manchester Unitedin në vitin 2016, për t’u huazuar për dy vite në dy klube të ndryshme, te Crystal Palace dhe Fulham.

Në sezonin 2020/21, Mensah është paraqitur vetëm tri herë për “Djajtë e Kuq”. Një herë në Premierligë dhe dy herë tjera në Champions League.

Siç duket, 23-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Solskjaer. 

(Kosova Sot Online)