Konfirmohet lëndimi i Manolas, Rrahmanit mund t’i ofrohet një mundësi e dytë

  • S.A /
  • 12 January 2021 - 13:45
Konfirmohet lëndimi i Manolas, Rrahmanit mund t’i ofrohet një mundësi e dytë

Klubi italian, Napoli ka konfirmuar lëndimin e qendërmbrojtësit, Kostas Manolas.

Futbollisti grek u lëndua në start të ndeshjes ndaj Udineses.

Ishte klubi italian i cili e konfirmoi lëndimin e tij

“Kostas Manolas që u lëndua të dielën pas një çereku orë ndaj Udinese, iu nënshtrua testeve që treguan probleme në shkallën e parë të muskulit të djathtë”, shkruhej në komunikatë.

Nga kjo mundësi mund të përfitojë Amir Rrahmani, i cili bëri gabim të rëndë që i kushtoi me gol Napolit.

(Kosova Sot Online )