Messi e Griezmann mund ta “anulojnë” transferimin e Depay te Barcelona

  • S.A /
  • 12 January 2021 - 16:12
Messi e Griezmann mund ta “anulojnë” transferimin e Depay te Barcelona

Forcimi i repartit të sulmit ishte njëri nga prioritetet e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman për afatin kalimtar të verës dhe po ashtu edhe tash në janar.

Memphis Depay ishte i preferuari i Koemanit, por me performancat e larta të Antoine Griezmann dhe Lionel Messit në vitin 2021, transferimi i holandezit mund të mos realizohet.

Edhe Messi edhe Griezmann e kanë startuar në mënyrë të mirë vitin e ri. Kapiteni i Barcelonës ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit, kurse Griezmann realizoi dy herë në ndeshjen e fundit ndaj Granadas në La Liga.

Kombinimi dhe përshtatja e mirë e Messit me Griezmannin, e po ashtu edhe me Pedrin mund t’ia pamundësojë ardhjen e Depay në “Camp Nou”.

Edhe financat mund të jenë një problem për klubin e Barcelonës për të afruar lojtarë. Pandemia i ka goditur rëndë dhe klubi ka pësuar humbje qindra milionëshe.

Por, mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat që do të ndërmirren në këtë afat kalimtar nga klubi blaugran. 

(Kosova Sot Online )