Feronikeli nis fazën përgatitore në Shqipëri

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 16:58
Feronikeli nis fazën përgatitore në Shqipëri

FC Feronikeli ka filluar fazën përgatitore, para fillimit të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Nën drejtimin e kryetrajnerit, Duro dhe ndihmës trajnerit, Elshani, ekipi po stërvitet dhe është akomoduar në qyetetin e Durrësit.

Për ecurinë e fazës përgatitore foli edhe kryetrajneri, Klodian Duro.

“Shkaku i gjendjes pandemike dhe ndryshimit të gjendjes së kufijve në baza ditore, këtë vit e konsideruam më të arsyeshme që të jemi më afër Kosovës dhe të vazhdojmë përgatitjet këtu në Durrës. Jam i kënaqur me formën e futbollistëve dhe stërvitjet që po bëjmë, duhet të rrisim intensitetin gradualisht dhe të masim forcat në disa ndeshje miqësore që do bëjmë këtu”, tha Duro për faqen e “Industrialistëve”.

Pas 18 xhirove, Feronikeli gjendet në vendin e pestë me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa ka regjistruar pesë fitore, tetë barazime dhe pesë humbje. 


(Kosova Sot Online)