Arsyet pse mund të dështojë transferi i Depay në Barcelonë – një ndër shkaqet, Messi

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 19:49
Arsyet pse mund të dështojë transferi i Depay në Barcelonë – një ndër shkaqet, Messi

Forcimi i sulmit ka qenë një ndër prioritet e Ronald Koeman në Barcelonë dhe ai e ka kërkuar me ngul sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay, por forma e tanishme e Lionel Messi dhe Antoine Griezmann ka bërë që të digjen këto plane

Në dy ndeshjet e fundit, kundër Athletic Club dhe Granadas, Messi dhe Griezmann kanë shënuar gjashtë gola bashkë, kurse të dy kanë shënuar nga dy në dy ndeshje.

Golat nga mesfusha

Koeman ka thënë në disa raste se është e rëndësishme që mesfusha të gjenerojë sulme. Në javët e fundit, ai ka parë që Pedri dhe Frankie de Jong e kanë përmbushur këtë gjë ku kanë shënuar e kanë asistuar të dy tashmë në vitin 2021.

Financat e klubit nuk ndihmojnë

Barcelona ka një skuadër sulmuese, por ata nuk kanë financa për të bërë transfere të mëdha gjatë këtij afati kalimtar.

Depay është një kërkesë personale e Koeman, por disa anëtarë të bordit të klubit katalunas mendojnë se mbrojtësi i Manchester City, Eric Garcia duhet të jetë prioritet për transferim.

Kontratat e dy lojtarëve skadojnë në verë, kështu që ka mundësi që të bëhen blerje me blerje të ulët, por klubi nuk do të shpenzojë shumë para kur ka mundësi që këta lojtarë ti transferojë pa para në verë.

Presidenti i ri

Një tjetër faktor që do ta përcaktojë se a do të këtë aktivitet të transferove këtë afat kalimtar janë edhe zgjedhjet presidenciale në klub, të parapara më 24 janar. Koeman do të jetë i kujdesshëm vetëm te rezultatet.

Bonusi i Messi

Kontrata që Messi nënshkroi më 2017 i jep atij një pagë vjetore 100 milionë euro, por po ashtu edhe dy paga besnikërie në vlerë 39 milionë euro, njëra prej të cilave tashmë është vonuar pas vonesave të ndryshme.

Bonusi i dytë pritet që të paguhet në fund të sezonit, kur skadon kontrata e Messi.

(Kosova Sot Online)