Sociedad – Barça, në kërkim të finales së Superkupës

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 15:19
Sociedad – Barça, në kërkim të finales së Superkupës

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës, ndërsa dueli tjetër do të luhet nesër mbrëma ndërmjet Real Madridit dhe Athletic Bilbaos

Sonte do të fillojë faza gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës.

Lexo Edhe:

Si e ndryshoi mendjen për Eriksenin Antoni Conte

Në ndeshjen e parë, sonte do të përballen Real Sociedadi me Barcelonën.

Gjiganti katalunas vjen nga forma solide nëpër të cilën po e kalon Leo Messi në ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, Adnan Januzaj me shokë po ashtu janë treguar në formë këtë edicion deri tash në La Liga, duke kryesuar madje në disa xhiro.

Prandaj, kjo pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante. Përballjen e fundit në mes të këtyre dy skuadrave në dhjetor kishte fituar nga gjiganti katalunas, 2:1.

Dueli ndërmjet Sociedadit dhe Barcelonës do të fillojë në orën 21:00.

Kurse, nesër mbrëma do të luajnë Real Madridi me Athletic Bilbaon në gjysmëfinalen tjetër.

E ndeshja finale do të zhvillohet të dielën mbrëma. 

(Kosova Sot Online )